Nervozohet Albin Kurti pasi dështoi seanca e sotme

Aktuale

Nervozohet Albin Kurti pasi dështoi seanca e sotme

Nga: D.RR Më: 7 mars 2019 Në ora: 09:55
Albin Kurti

Kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit nuk i ka pëlqyer mos mbajtja e sotme e seancës së Kuvendit, ku do të diskutohej për dialogun me Serbinë.

Ai shkruan në Facebook se nesër bëhen 8 vjet prej kur nisi dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, e pasnesër bëhen 8 muaj prej kur deputetët morën raportin qeveritar mbi 33 marrëveshjet e Brukselit, ndërsa thotë se sot, as 8 minuta nuk do të diskutohet në Kuvend për vitet e humbura, dëmet e shkaktuara dhe përgjegjësinë institucionale, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Nesër bëhen 8 vjet prej kur nisi dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, njëherë si teknik e pastaj si politik, njëherë me znj.Tahiri e pastaj me z.Thaçi.

Pasnesër bëhen 8 muaj prej kur deputetët morën raportin qeveritar mbi 33 marrëveshjet e Brukselit, për arritjet e pakta dhe ngecjet e shumta atje.

Mirëpo, sot, as 8 minuta nuk do të diskutohet në Kuvend për vitet e humbura, dëmet e shkaktuara dhe përgjegjësinë institucionale.

Gjersa Qeveria insiston të vazhdohet me platformë për dialogun e ardhshëm, ajo ka interes në shfajësimin e presidentit aktual dhe në përsëritjen e gabimeve nga e kaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat