Limaj uron mësuesit për ditën e tyre

Aktuale

Limaj uron mësuesit për ditën e tyre

Më: 7 mars 2019 Në ora: 10:36
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë mësimdhënësit në ditën e Mësuesit.

Limaj  në llogarinë e tij në ‘Facebook’, shpreh mirënjohje për kontributin e madh të mësimdhënësve ndër vite jo vetëm në edukimin e brezave dhe përhapjes së dijës, por edhe në kultivimin e vlerave tona kombëtare.

 “Qeveria e Kosovës e ka në fokus çështjen e arsimit dhe ministri Bytyqi mbetet i përkushtuar në avancimin e pozitës së mësimdhënësve si dhe në ngritjen e cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

Në përvjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, të gjithë mësimdhënësve ua uroj 7 Marsin ditën e Mësuesit. Të dashur mësuese dhe mësues, Në këtë ditë të shënuar shprehe mirënjohjen time për kontributin e madh të mësimdhënësve ndër vite jo vetëm në edukimin e brezave dhe përhapjen e dijës, por edhe në kultivimin e vlerave tona kombëtare. Shkolla shqipe gjithmonë ka qenë vatër ku është kultivuar dashuria për Atdheun. Qeveria e Kosovës e ka në fokus çështjen e arsimit dhe Ministri Bytyqi mbetet i përkushtuar në avancimin e pozitës së mësimdhënësve si dhe në ngritjen e cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet. FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat