Haradinaj: Kuvendit iu dha mundësia ta ruaj Kosovën e 17 Shkurtit

Aktuale

Haradinaj: Kuvendit iu dha mundësia ta ruaj Kosovën e 17 Shkurtit

Më: 7 mars 2019 Në ora: 12:11
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ligji për delegacionin shtetërorë dhe platforma për dialogun e kanë vendin në këtë Kuvend, pasi këtij institucioni iu është dhënë mundësia jo vetëm ta ruajnë pronësinë mbi procesin e dialogut por edhe për ta ruajtur Kosovën e 17 shkurtit.

Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, kërkoi që të shqyrtohet platforma por edhe të arrihet një konsensus për të.

Haradinaj: Kuvendit iu dha mundësia ta ruaj Kosovën e 17 shkurtit

“Nuk e di cili subjekt politik nuk i ka në interes këto tema, janë të interesit të parë për Kosovën. Nëse ka vërejtje për aspektin kohor se a është sot dita me i diskutu këto apo jo, nuk ka dilemë që mundemi me i diskutu këto dhe nuk besoj që dikush mund t’i mohoj rëndësinë e temave. Edhe ligji për delegacionin shtetërorë edhe platforma e kanë vendin në këtë Kuvend dhe unë i ftoj deputetët ta shfrytëzojnë mundësin që t’i thonë mendimet e veta, dhe subjektet politike t’i thonë qëndrimet e veta dhe në fund mundësisht ta arrijmë një konsensus, pasi iu është dhënë mundësia parlamentit jo vetëm ta ruajt pronësinë mbi procesin e dialogut por edhe për ta ruajtur Kosovën e 17 shkurtit“, ka thënë ai.

Kurse, deputeti i VV-së, Glauk Konjufca tha se delegacioni shtetëror nuk e ka asnjë kompetencë.

Pas kësaj deputetët e LDK-së dhe VV-së, kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat