Deputeti i PDK-së në krah të Haradinajt për taksën

Aktuale

Deputeti i PDK-së në krah të Haradinajt për taksën

Më: 7 mars 2019 Në ora: 13:18
Deputeti Andin Hoti

Deputeti i PDK’së, Andin Hoti, e ka përkrahur kryeministrin Ramush Haradinaj opër vendosmërinë, që sipas deputetit, po tregon shefi i ekzekutivit për taksën ndaj Serbisë.

Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur për platformën e dialogut me Serbinë, deputeti Hoti ka thënë se Kryeministri Ramush Haradinaj, ashtu sic ka treguar vendosmëri në lidhje me taksën ndaj produkteve serbe, duhet të tregojë seriozitet të njëjtë edhe për personat e pagjetur.

“Nuk ka shqiptar që nuk mund të thotë se Kosova ka arritur sukses si ekonomikisht edhe në pozitën e sj. Kjo ka ndodhur si shkak i vendosshmërisë tuaj z. Kryeministër;. Prandaj këtë platformë ta merrni me po aq seriozitet që e keni marrë taksën”, ka thënë Hoti, i cili është djali i veprimtarit Ukshin Hoti.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat