Peshkopi serb: Kush tregton me Kosovën do të jetë I mallkuar

Aktuale

Peshkopi serb: Kush tregton me Kosovën do të jetë I mallkuar

Më: 7 mars 2019 Në ora: 14:07
Teodosije

Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit Teodosije ka porositur të enjten në kumtesën e tij para agjërimit të Pashkëve, se “ata të cilët tregtojnë “me Kosovën dhe Metohinë tonë të shenjtë”, përgjithmonë do të mbesin në kujtesë si mashtrues, të cilët në mënyrë dyfytyrëshe flasin diçka ndërsa mendojnë diçka tjetër, duke punuar fshehurazi për ta fshehur turpin e tyre”

“Kosova, në kohë të njëjtë, për dikë mund të jetë bekim apo mallkim”, ka thënë peshkopi Teodosije.

Sipas fjalëve të tij, “ai i cili jeton në dritën e këtij bekimi, e ruan dhe e mban, do të jetë i lumtur, sepse e mbron atë çfarë na kanë lënë të shenjtit tonë si peng i angazhimit tonë për perandorinë e Zotit e jo për perandori të kësaj bote e cila është kaluese”.

“Mirëpo, për ata të cilët tregtojnë me këtë trashëgimi, ky bekim i Zotit për ata do të bëhet mallkim, i cili do t’i përcjellë edhe gjatë jetës në këtë botë, por edhe më vonë botën e përjetshme. Emri i tyre përgjithmonë do të mbetet në kujtesë si ata të cilët e kanë rrënuar kishën e gjallë, të cilët me dyfytyrësi diçka flasin, e diçka tjetër mendojnë, duke punuar në mënyrë sekrete, për ta fshehur turpin e tyre”, ka thënë peshkopi Teodosije

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat