Naim Miftari reagon ashpër pas emërimit të komandant Ftyrës, përmend emra serb e shqiptar...

Aktuale

Naim Miftari reagon ashpër pas emërimit të komandant Ftyrës, përmend emra serb e shqiptar...

Nga: N.Sh Më: 7 mars 2019 Në ora: 14:38
Naim Miftari

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me emërimin e Naser Shalës, i njohur gjatë luftës si komandant Ftyra në krye të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, nga 50 deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Miftari pohon se shteti i Kosovës nuk mbahet me ‘cuba’.

Ja postimi i plotë:

Nuk mahet shteti me cuba

Ta emërosh në institucione shtetërore 'Ftyren' e SHIK_ut zavendsin e Adem Grabovcit i implikuar në shumë afera e procese gjyqësore për korrupsion dhe hajni, është nisoj si me propozu Zvonko Veselinoviçin apo Milan Radoçiçin e Veriut ose Adem Grabovcin e Jugut me Bedri Selmanin e Kosova petrollit apo Azem Sylen e tokave ose hajnin e AKM Ahmet Shalen të besuarin e UDB dikur para luftes në Trepç që Hashim Thaqi e bëri ministër dhe ambasador pas luftës.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat