Jasharët i reagojnë deputetes Blerta Deliu Kodra për foton e publikuar të Adem Jasharit

Aktuale

Jasharët i reagojnë deputetes Blerta Deliu Kodra për foton e publikuar të Adem Jasharit

Nga: D.RR Më: 7 mars 2019 Në ora: 15:00
Jasharët i reagojnë deputetes Blerta Deliu Kodra për foton e publikuar të Adem Jasharit

Lavdim Jashari, nipi i Ali Jasharit, kushëri shumë i afërt i komandantit legjendar Adem Jashari, përmes një shkrimi të dërguar në portalin “Bota sot”, ka reaguar ndaj deputetes Blera Deliu Kodra, e cila ka publikuar një foto në odën e Ali Jasharit, e aty prezent ishte edhe komandanti Adem Jashari.

Në këtë shkrim thuhet se në odën e Dan Lubovecit, ku në foto duket se i pranishëm ishte Adem Jashari, ishte edhe Hashim Thaçi.

Mirëpo, Lavdim Jashari ka demantuar se Thaçi nuk ishte në atë foto dhe se ajo foto ishte shkrepur në dasmën e babait të Lavdimit, Muharrem Jashari.

Reagimi i plotë:

Reagim lidhur me shkrimin e deputetes, Blerta Deliu Kodra

Deputetja Blerta Deliu ka postuar një shkrim me titull: Foto e rrallë e komandantit Adem Jashari, në një odë me muzikë patriotike!

Në këtë shkrim thuhet se në odën e Dan Lubovecit, ku në foto duket se i pranishëm ishte Adem Jashari, ishte edhe Hashim Thaçi.

Ndiej për obligim ta sqaroj opinionin publik se në këtë dasmë, që në fakt ishte dasma e babait tim, Muharrem Jashari, Hashim Thaçi nuk ishte i pranishëm dhe rrjedhimisht shkrimi i Blerta Deliut nuk mbështetet në të vërtetën.

P.S. Foton që e shoqëron shkrimin deputetja, Blerta Deliu Kodra e ka marrë nga një postim i imi në facbook. Lavdim Muharrem Jashari./Botasot

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat