Marrëveshje e fshehtë për Kosovën? Ja si përgjigjet Rusia

Aktuale

Marrëveshje e fshehtë për Kosovën? Ja si përgjigjet Rusia

Më: 7 mars 2019 Në ora: 15:24
Maria Zaharova

"Moska ka mohuar shkrimet në disa media se kinse Rusia, Franca dhe ShBA janë pajtuar për njohjen  e pavarësisë së Kosovës", ka thënë Maria Zaharova zëdhënëse e ministrisë së jashtme të Rusisë, shkruan “Beta” transmeton, “Bota sot”.

“Në pyetjen tuaj përfshihet edhe përgjigja: mediat e Kosovës në gjuhën shqipe duke u thirr në burime gjermane. Mendoj se për këtë nuk mundemi seriozisht të flasim. Çdo gjë që i përket qëndrimit të Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës e komenton shumë aktivisht presidenti i Serbisë çdo ditë. Ka të bëjë me vlerësimet e procesit, vështirësitë me të cilat përballet udhëheqja e Serbisë gjatë atyre bisedimeve”, tha Zaharova, duke u përgjigjur në pyetjen rreth të vërtetës për marrëveshjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas saj, burimet e këtyre informative nuk lënë hapësirë që të ju besohet”, ka shkruar "Sputnjik".

Më herët në media është shkruar se Uashingtoni, Moska dhe Parisi kanë përgatitur një marrëveshje për “karakterin miqësor dhe të fqinjësisë së mirë” mes Beogradit dhe Prishtinës që do duhej të nënshkruhej, ndërmjet 28 qershorit dhe 13 korrikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat