Prokuroria deklarohet për aksidentin e tmerrshëm në Gjilan

Aktuale

Prokuroria deklarohet për aksidentin e tmerrshëm në Gjilan

Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:03
Pamje nga aksidenti

Një i vdekur dhe 20 të lënduar është bilanci i një aksidenti të rëndë komunikacioni që ka ndodhur sot në qendër të Gjilanit.

Indeksonline ka kontaktuar me Liridona Xheladini, nga Prokuroria Themelore Gjilan e cila ka thënë se me të marr informacionin prokurori i është përgjigjur rastit.

“Momentalisht prokurori është në vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë quar deri të aksidenti. Sapo të kemi informacione nga terreni, do t’ua përcjellim”, ka thënë shkurt Xheladini.

Në aksident janë përfshirë një kamion, një traktor dhe disa vetura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat