Molliqaj: Nëse nuk i kemi 61 vota për Platformën, atëherë PSD nuk merr pjesë në votim

Aktuale

Molliqaj: Nëse nuk i kemi 61 vota për Platformën, atëherë PSD nuk merr pjesë në votim

Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:17
Dardan Molliqaj

Kuvendi i Kosovës e ka vënë tri herë në votim Platformën për Dialogun. Në të tri votimet Platforma nuk kishte 61 vota.

Pas kësaj ka reaguar Dardan Molliqaj nga PSD, i cili tha se nëse nuk janë 61 vota për, ai dhe partia e tij nuk do të marrin pjesë në votim.

“Nëse nuk i kemi 61 vota për ne, nuk marrim pejsë në votim”, ka thënë Molliqaj.

Më pas kryetari Kadri Veseli ka kërkuar 15 minuta pushim, duke thirrë deputetët që të votojnë.

“Marrim 15 minuta pushim, deri sa të bëhen 61 vota. Unë do ta qes në votim deri sa të bëhen këto vota”, ka thënë Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat