Aksidenti i rëndë në Gjilan, reagon edhe Limaj

Aktuale

Aksidenti i rëndë në Gjilan, reagon edhe Limaj

Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aksidentit i cili ndodhi sot në Gjilan.

Limaj i ka shpreh ngushëllime familjes se personit që ka humbur jetën, ndërsa të lënduarve iu ka uruar shërim të shpejtë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes më të madh në ngasje dhe ftoj organet kompetente të marrin të gjithë masat për të parandaluar aksidentet si ky i sotmi në Gjilan”, shkruan Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Reagimi i plotë i Limajt:

I tronditur nga aksidenti tragjik pak orë më parë në qytetin e Gjilanit, në të cilin ka humbur jetën një person e shumë të tjerë janë lënduar. Në emrin tim personal ia shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së personit që ka humbur jetën, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes më të madh në ngasje. Ftoj organet kompetente që t'i marrin të gjithë masat për të parandaluar aksidentet si ky i sotmi në Gjilan.

Ndryshe, një person ka humbur jetën dhe 16 të tjerë janë lënduar gjatë një aksidenti të rëndë komunikacioni sot pasdite në Gjilan, kur një kamioni i kanë dështuar frenat, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe në pronë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat