Porosia serbe nga protesta në Mitrovicë: Shqiptarët shpresuan që serbët pas taksës mbetën të etur, në jemi më të fortë...

Aktuale

Porosia serbe nga protesta në Mitrovicë: Shqiptarët shpresuan që serbët pas taksës mbetën të etur, në jemi më të fortë...

Nga: F. B. Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:23
Pamje nga protesta

Nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiç duke fol në protestën e sotme në Mitrovicë përkujtoi se “kaluan 4 muaj nga vendosja e taksave, ku shumë përfaqësues shqiptarë shpresuan se serbët do mbeten të etur edhe uritur dhe do të dorëzohen, por vetëm mund të shohin se serbët janë më të fortë, më unik dhe përpjekjet që të mbijetojnë dhe ruajnë paqen dhe të drejtën për liri edhe jetë”.

Ai theksoi se ata (institucionet e Prishtinës) filluan “thyerjen” e popullit serb me vendosje të taksës dhe ngritjen e akuzave të rrejshme ndaj atyre që nuk deshën të ulin kokën para tyre.

“Ndër ata është nënkryetari i Listës Serbe Milana Radojiçiç. Ata duhet të kuptojmë se jemi të vendosur që të mbetemi, mbijetojmë dhe mbrojmë këtë pjesë lirie që na kanë lënë të parët", tha Simiq duke shtuar se në mes të serbëve të Kosovës nuk guxon të ketë ndarje duke theksuar se incidenti si ai në Hoçë nuk do frikësoj serbët dhe të i dëboj.

Drejtoi i Spitalit Milan Ivanoviç tha se "Institucionet e Kosovës dhe pushteti narkokartelave shqiptare" me paralajmërimin e regjistrimit të Trepçës duan të kryejnë spastrimin etnik të Kosovës së pavarur në çka kanë ndihmën e mentorëve të perëndimit.

"Këtë e bëjnë me taksat, tentimin e rrëmbimit të Trepçës, Gazivodës, aneksimit të Mitrovicës, formimin e ushtrisë që do vendoset në veri", tha Ivanoviç duke thënë se për fat serbët kanë mbështetje të Vuçiqit që nuk do lejoj dhunë.

Kryetarja e Parlamentit të Studentëve Luka Jovanoviç që studion historinë tha se "Nëse shikohet historia e Trepçës, gjejmë shumë mera si mbreti Millutin, car Dushani, Nikola pashiq, Mbreti Aleksandar dhe shumë tjerë por nuk takojmë asnjë Ramush apo Hashim, që nuk kanë bërë asgjë përveç grevave dhe vendosjes së zjarrit ", tha Jovanoviç.

Dekani i Fakultetit Ekonomik Tanja Vujoviç nënvizoi se ata kanë detyrë më të rëndë se kolegët në Serbi sepse ata përveç dijës duhet të ju ofrojnë studentëve edhe dashurinë për atdheun dhe dëshirën për ardhmëri në “vendin e shenjtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat