Limaj: I tronditur nga aksidenti tragjik pak orë më parë në qytetin e Gjilanit

Aktuale

Limaj: I tronditur nga aksidenti tragjik pak orë më parë në qytetin e Gjilanit

Nga: Z.B Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:33
Fatmir Limaj

Kryetari INismës Socialdemokrate dhe njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka reaguar për aksidentin që ndodhi sot në Gjilan,  përcjell “Bota sot”.

Ai ju ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes më të madh në ngasje.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes më të madh në ngasje dhe ftoj organet kompetente të marrin të gjithë masat për të parandaluar aksidentet si ky i sotmi në Gjilan”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi I plotë:

 I tronditur nga aksidenti tragjik pak orë më parë në qytetin e Gjilanit, në të cilin ka humbur jetën një person e shumë të tjerë janë lënduar. Në emrin tim personal ia shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së personit që ka humbur jetën, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes më të madh në ngasje. Ftoj organet kompetente që t'i marrin të gjithë masat për të parandaluar aksidentet si ky i sotmi në Gjilan. FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat