Veseli i tronditur me aksidentin në Gjilan – kërkon nga organet përgjegjëse zbardhjen e rastit

Aktuale

Veseli i tronditur me aksidentin në Gjilan – kërkon nga organet përgjegjëse zbardhjen e rastit

Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:46
Kadri Veseli

Kryeparlamentari, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen e viktimës në aksidentin e sotëm në Gjilan, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve tjerë nga ky aksident.

“I tronditur nga aksidenti i rëndë në Gjilan, në të cilin një person humbi jetën dhe disa të tjerë u lënduan. Ngushëllime familjes së viktimës dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Kërkoj nga institucionet përgjegjëse që të angazhohen maksimalisht për zbardhjen e rastit dhe të punojnë më shumë në parandalimin e aksidenteve”, ka shkruar ai në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat