Ish-agjenti i SHIK-ut, tregon çfarë ndodhi me dhjetëra ushtarë të UÇK-së, që u dërguan në Francë nga Thaçi, Veseli dhe DGSE-ja

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut, tregon çfarë ndodhi me dhjetëra ushtarë të UÇK-së, që u dërguan në Francë nga Thaçi, Veseli dhe DGSE-ja

Nga: N.Sh Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:57
UÇK

Ish-agjenti i SHIK-ut dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari ka folur për njësinë fantazmë që sipas tij nuk ekzistonte asnjëherë.

Kjo njësi, sipas tij, ishe përzgjedhur nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe DGSE-ja për tu dërguar në Francë.

Miftari pyet se cilat ishin kriteret që u dërguan ata.

Ai thotë se disa prej tyre pas kthimit u bën biznesmenë, disa përfunduan në vrasës e disa kontrabandistë të drogës.

Lexojeni shkrimin e Miftarit:

TS/G2/99 Mitrovicë.

Njësia fantazmë që nuk ekzistonte edhe sot shumë top sekret gusht/shtator 1999.

Pse përmes shërbimit sekret Francez ishin dërguar në Francë në mënyrë tepër sekrete disa dhjetëra ushtar të UÇK të zgjedhur nga njerëzit e Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli dhe DGSE-ja shërbimi sekret Francez.

Me çfarë kriteresh u zgjidhen ata njerëz që pas luftës disa u bën biznesmenë dhe njerëz të besuar të PDK, ose disa nga këta njerëz përfunduan keq disa u bën edhe vrasës, disa u kapen ma vonë si diler droge dhe kontrabandist të naftës, cigareve, armeve, kafes, disa punojnë edhe sot kontrabandë bashkë me serbët e veriut.

Pse shkuarja në Francë dhe ardhja në Tiranë dhe pastaj në Prishtinë ishte bërë përmes kontejnerëve ushtarak Francez, pse nuk ishin regjistruar këta njerëz as në terminalin e doganës të Francës, Kosovës as Shqipërisë?

Pse ishin kaq Top Sekret kjo dërgesë edhe pse edhe sot është temë e ndaluar, pse atje në Francë ishin në kamp ushtarak ku kishte njerëz nga Afrika dhe shtetet Arabe pse këta njerëzit tanë luftëtar shqiptar të UÇK ishin të regjistruar si Libian pse ushtruan atje si ta përdornin eksplozivët plastik dhe shkatërrimin e objekteve dhe mjeteve lëvizëse pse kanë mbet mister i madh edhe pas 20 vitesh kjo dërgesë atje ushtrimi i tyre dhe kthimi i tyre kujt i kanë dhënë llogari këta luëtarë pastaj?

Pse i vetmi Guardiani Britanez kishte shkruar diçka për këtë anomali të mistershme dhe top Sekrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat