Thaçi pas aksidentit në Gjilan: Dukuria e aksidenteve në komunikacion është shqetësuese

Aktuale

Thaçi pas aksidentit në Gjilan: Dukuria e aksidenteve në komunikacion është shqetësuese

Nga: Z.B Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:48
Hashim Thaçi

Presidenti I Kosovës Hashim  Thaçi ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Gjilan, ku humbi jetën një person dhe u lënduan disa,  përcjell “Bota sot”.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, dukuria e aksidenteve në komunikacion është shqetësuese. Kërkojmë nga institucionet e sigurisë që t’i rrisin masat e kontrollit, që të mos përsëriten aksidentet tragjike me jetë njerëzish dhe dëme tjera materiale

Postimi I plotë:

 Aksidenti tragjik në Gjilan, ku humbi jetën një qytetar dhe u lënduan shumë të tjerë është ngjarje shumë e hidhur e ditës së sotme. Familjes së të ndjerit i shprehim ngushëllime të thella. Të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë. Dukuria e aksidenteve në komunikacion është shqetësuese. Kërkojmë nga institucionet e sigurisë që t’i rrisin masat e kontrollit, që të mos përsëriten aksidentet tragjike me jetë njerëzish dhe dëme tjera materiale. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat