Flet mjeku kujdestar, tregon gjendjen e dy gjilanasëve të shtrirë në QKUK

Aktuale

Flet mjeku kujdestar, tregon gjendjen e dy gjilanasëve të shtrirë në QKUK

Më: 7 mars 2019 Në ora: 17:15
QKUK

(E plortësuar) - Para pak minutash në Kliniken Emergjente të QKUK-së kanë arritur dy persona të lënduar gjatë aksidentit të rëndë i cili ndodhi në Gjilan.

Të njëjtit po marrin trajtim mjekësor në QKUK.

Mjeku kujdestar, Naser Syla ka thënë se të lënduarit janë në gjendje të rëndë, megjithatë gjendje e tyre është stabile.

“Po, aktualisht kemi dy pacientë me lëndime të rënda trupore por gjendja e tyre është stabile. Pacientët janë një mashkull dhe një femër, kurse mosha e tyre është mesatare”, ka thënë Syla për mediat vendore. 

Edhe një i lënduar sillet në QKUK nga aksidenti në Gjilan

Shtohet në tre numri i të lënduarve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga aksidenti që ka ndodhur sot në Gjilan.

Ndryshe, një person ka humbur jetën dhe 16 të tjerë janë lënduar kur një kamioni i kanë dështuar frenat sot pasdite në Gjilan, me ç’rast janë shkaktuare dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Lidhur me rastin kanë reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat