Hoxhaj pas miratimit të platformës: Konsensusi i brendshëm, jetik për pozicionin e Kosovës në dialog

Aktuale

Hoxhaj pas miratimit të platformës: Konsensusi i brendshëm, jetik për pozicionin e Kosovës në dialog

Më: 7 mars 2019 Në ora: 17:47
Enver Hoxhaj

Hoxhaj tha se konsensusi dhe koordinimi i brendshëm janë elemente jetike që Kosova të ketë pozicion të fortë në tavolinën e negociatave.

Ai shtoi se viti 2019 është momentum i mirë për arritjen e një marrëveshjeje historike që do të përfundojë me njohje e anëtarësim në OKB.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan platformën e Delegacionit Shtetëror për dialogun me Serbinë. Një hap i rëndësishëm drejt vazhdimit të dialogut, i cili do të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

Është jetike që të kemi konsensus të brendshëm dhe koordinim të plotë në mënyrë që pozicioni i Kosovës në tavolinën e negociatave të jetë sa më i fortë. Viti 2019 paraqet një momentum të mirë për arritjen e një marrëveshjeje historike që do të na mundoësojë ta përmbyllim shtet ndërtimin, me njohje e ulëse në OKB, dhe të fokusohemi në zhvillimin ekonomik të vendit tone”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat