Haziri për aksidentin: Ka qenë një pasdite horrori, po punojmë që ta përballojmë situatën

Aktuale

Haziri për aksidentin: Ka qenë një pasdite horrori, po punojmë që ta përballojmë situatën

Më: 7 mars 2019 Në ora: 17:55
Lutfi Haziri

Në konferencën e përbashkët me prokuroren e shtetit, Rozelita Hasani dhe zëdhënësit e policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, kryetari i Gjilanit i ka shprehur ngushëllime familjes Çoçaj, ndërkaq 14 të lënduarve u ka dëshiruar shërim të shpejtë.

“Ka qenë një pasdite horrori që ka ndodhur sot në Gjilan. Fatkeqësisht, një bashkëqytetar i yni Qerim Çoçaj ka humbur jetën, dy qytetarë janë në gjendje emergjente dhe po trajtohen në QKUK, ndërkaq 12 të tjerë po trajtohen në Spitalin Regjional. Lutemi që ta përballojmë sa më lehtë këtë gjendje të gjithë. Ne do të jemi pranë familjeve të të lënduarve, e në veçanti të familjes Çoçaj”, tha Haziri.

“E falënderoj reagimin e policisë së shtetit, prokurorisë dhe solidaritetin e qytetarëve të cilët kanë ndihmuar në shpëtimin e jetës së qytetarëve që kanë qenë të ngujuar në veturat e tyre”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Ndërkaq, para pak çastesh kryetari i Gjilanit ka mbledhur në takim drejtorët e të gjitha drejtorive komunale, ku i pranishëm ka qenë edhe komandanti i stacionit policor në Gjilan, Alban Ramushi, ku kanë diskutuar për menaxhimin e kësaj situate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat