Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj se bashkë me deputetin e AAK-së kanë vizituar të lënduarit e aksidentit tragjik të Gjilanit.
Ai përmes një postimi në Facebook, se “nga ekipi kujdestar mësuam se gjendja e tyre shëndetësore për momentin është stabile dhe se janë duke u bërë të gjitha përpjekjet për t’u dhënë mjekimin e duhur”.
Postimi i plotë:
Bashkë me Ahmet Isufin dhe një pjesë të ekipit tim, vizitova të lënduarit nga aksidenti i sotëm në Gjilan, që janë duke u trajtuar në QKUK.
Nga ekipi kujdestar mësuam se gjendja e tyre shëndetësore për momentin është stabile dhe se janë duke u bërë të gjitha përpjekjet për t’u dhënë mjekimin e duhur.
Institucionet e vendit janë mobilizuar për të trajtuar të prekurit nga kjo tragjedi dhe do t’u qëndrojmë afër për të dhënë gjithë ndihmën e nevojshme.