Administrata që vetëm për tre muaj shpenzoi rreth 330 mijë euro për vetura

Aktuale

Administrata që vetëm për tre muaj shpenzoi rreth 330 mijë euro për vetura

Më: 7 mars 2019 Në ora: 20:15
Ilustrim

Për vetëm tre muaj të verës, respektivisht për muajin korrik, gusht e shtator të vitit 2018, administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka shpenzuar qindra mijëra euro me vetura dhe për vetura.

Edhe pse Kuvendi gjatë këtyre muajve nuk ka shumë aktivitete, bazuar në raportin financiar të cilin e ka publikuar gjatë ditës së sotme vetë Kuvendi i Kosovës, shihet se shpenzimet për automjete kanë qenë mjaft të mëdha.

Administrata e këtij institucioni ka shpenzuar para të majme, më saktësisht 328 mijë euro për marrjen me qira të automjeteve nga biznese private, mandej për mirëmbajtjen e riparimin e veturave që ka në pronësi të veten, për derivate, sigurim e taskë komunale, shkruan FaktePlus.

Automjetet, sipas raportit të publikuar nga Kuvendi, thuhet se janë marrë me qira për nevoja të Kuvendit nga biznesi privat me emrin “Mercom Company SHPK”, të cilet për tre muaj i janë paguar 15 mijë euro.

Gogja para administrata e Kuvendit të Kosovës ka hargjuar edhe për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve që janë në pronësi të Parlamentit.

Për këtë punë janë paguar mbi 8500 euro tek biznesi me emrin “NPSH Allmakes Global Services”, mandej tek “Auto Kacandolli SHPK”, si dhe “LTG Kosova LL.C”

Bazuar në raportin financiar të cilin e ka publikuar gjatë ditës vetë Kuvendi i Kosovës, shihet se para u shpenzuan mjaft shumë edhe për derivate, sigurimin e automjeteve si dhe për pagesat e taskave komunale për regjistrimin e veturave.

Për derivate shihet se pagesat janë bërë vetëm tek një operator në shumën prej mbi 7 mijë euro. Këto para i mori “HIB Petrol SHPK”, kurse për sigurimin e automjeteve janë paguar 2 mijë euro tek “Sigal KS Drini SHA”, si dhe “Insig dega Kosovë”.

Kurse një shumë e vogël e parave, prej vetëm 50 euro është paguar edhe në Komunën e Prishtinës, si taksë komunale për regjistrimin e automjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat