Vllasi: Rezoluta nuk është e përsosur, por garanton disa çështje esenciale

Aktuale

Vllasi: Rezoluta nuk është e përsosur, por garanton disa çështje esenciale

Më: 7 mars 2019 Në ora: 20:47
Azem Vllasi

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar Platformën për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Platforma për dialogun ka marrë 61 vota për dhe 1 abstenim.

Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi në Rubikon, tha se kjo Rezolutë nuk është e përsosur mirëpo garanton çështje të cilat janë esenciale për vazhdimin e dialogut.

“Sot u krijua një bazë me aprovimin e kësaj Platforme që të dalim prej ngërçit ku kemi hi e krejt e lidhur me këtë taksën e famshme”, ka thënë Vllasi.

“Kur i është dorëzuar Kuvendit pata fat me shfletu… nuk është e përsosur por i garanton disa çështje që janë esenciale, që në dialog mos të cenohet statusi i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, territori dhe kufijtë”, ka thënë ai.

Sipas tij, është dashur, që të paktën LDK, me gjithë rezervat që i ka, ta votojë.

“Mirëpo është interes i shtetit që ta kemi një platformë të përbashkët”, ka thënë ai.

Vllasi ka thënë se dy partitë opozitare të cilat sot nuk votuan për Platformën për Dialog, nuk janë të njëjta, madje, siç theksoi ai, edhe inatet karshi pushtetit i kanë të ndryshme.

“Edhe te intatet kanë diferenca LDK e Vetëvendosje”, ka thënë ai. “Votuan për ushtri, ajo ishte mirë, për të mos ta poshtëruar vetën krejt. S’pranojnë simbole të shtetit, e kanë opsionin e bashkimit kombëtar në programin e vetë”, tha Vllasi për Lëvizjen Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat