Pse do të vijnë këshilltarët e Merkelit dhe numri tre i DASH'it në Kosovë? Tregon Ilir Deda

Aktuale

Pse do të vijnë këshilltarët e Merkelit dhe numri tre i DASH'it në Kosovë? Tregon Ilir Deda

Më: 7 mars 2019 Në ora: 21:34
Ilir Deda

Deda ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Matthias Luettenberg dhe Jan Hecker, në takimet që do t’i zhvillojnë me krerët e shtetit në Prishtinë, “do të kërkojnë pezullim të menjëhershëm të taksës” ndaj Serbisë.

Deda po ashtu ka paralajmëruar se krerët e shtetit do të qortohen nga numri tre i Departamentit amerikan të Shtetit, David Hale, i cili gjithashtu do të vizitojë Kosovën në ditët e ardhshme.

Hale, sipas Dedës, do të sjellë “një kërcënim tjetër” amerikan për Kosovën. Deda ka shprehur keqardhjen e tij që Kosova ka rënë në pikën ku kërcënohet nga Amerika, e cila e ka çliruar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat