Nelson: Dialogu Kosovë-Serbi s’krahasohet me Bosnjë e Hercegovinën

Aktuale

Nelson: Dialogu Kosovë-Serbi s’krahasohet me Bosnjë e Hercegovinën

Më: 7 mars 2019 Në ora: 21:43
Erick Nelson

Ambasadori amerikan në Bosnjë e Hercegovinës, Erick Nelson, ka theksuar se marrëdhëniet e Serbisë e të Kosovës, përkatësisht rrëfimi për rikufizim kufijsh dhe ndikimi i tij eventual në B e H, nuk mund të ndërlidhet në asnjë mënyrë me rastin e Bosnjës, njofton televizioni publik serb.

“Disa ngjashmëri ekzistojnë dhe ato kanë të bëjë me gjërat që i nevojiten rajonit. Ai është guximi politik dhe vizioni që të bëhen kompromise të rëndësishme për t’u përmirësuar siguria e gjithë rajonit. Këtë e kërkojmë edhe në B e H, por integriteti dhe sovraniteti territorial i Bosnjë e Hercegovinës duhet respektuar”, citohet të ketë thënë Nelson.

Duke folur për ndikimin Rusisë e të Kinës në destabilizimin e rajonit, ambasadori tha se ndikimi negativ i Rusisë shihet në rastin e Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat