Lideri opozitar: Lista Serbe përfaqëson vetëm pjesën e korruptuar të Vuçiqit

Aktuale

Lideri opozitar: Lista Serbe përfaqëson vetëm pjesën e korruptuar të Vuçiqit

Më: 7 mars 2019 Në ora: 22:32
Dragan Gjillas

Njëri nga liderët e opozitës serbe nga Lidhja për Serbinë (Savez za Srbiju) Dragan Gjillas për gazetën “danas” ka thënë se që nga ardhja në pushtet e Aleksandar Vuçiqit, para shtatë vjetësh, janë përkeqësuar marrëdhëniet ndërmjet serbëve e shqiptarëve.

“Marrëdhëniet ndërmjet serbëve e shqiptarëve tash janë më të këqija sesa para shtatë vjetësh kur Aleksandar Vuçiq e ka marrë pushtetin dhe kjo vërehet në çdo hap. Në veçanti populli serb është në gjendje të vështirë për shkak se ai i është i ekspozuar keqtrajtimit nga kriminelët serbë”, ka thënë Gjillas për gazetën “danas”.

Ai e ka përmendur nevojën e qëndrimit unik serb lidhur me Kosovën dhe për nevojën e pajtimit ndërmjet dy popujve e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet njerëzve.

Të martën dhe të mërkurën Gjillasi ka qëndruar në Kosovë, ndërsa ka treguar se në Leposaviq është sulmuar nga përkrahës të Vuçiqit.

“Pas sulmit të organizuar verbal dhe fyerjeve nga kapadainj lokalë, edhe një herë e kuptova se vështirë e kanë njerëzit që jetojnë në Kosovë e që nuk janë përkrahës të Aleksandar Vuçiqit”, ka thënë ai.

Sipas fjalëve të tij, Lista Serbe nuk e përfaqëson popullin serb në Kosovë por pjesën e korruptuar të pushtetit të Aleksandar Vuçiqit.

“Përfaqësuesit e saj ende janë në qeverinë e Kosovës të Ramush Haradinajt dhe rregullisht e marrin pagën për punën e tyre”, ka thënë Gjillasi.

Gazeta pro qeveritare serbe “Kurir” ka shfaqur habi pse Gjillasi ka qëndruar në Kosovë në ditët e përkujtimit të rënies së Adem Jasharit dhe Epopesë së UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat