Mbahet konferenca për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Aktuale

Mbahet konferenca për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Më: 8 mars 2019 Në ora: 07:53
Ilustrim

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ambasada Gjermane në Prishtinë në bashkëpunim me Fondacionin Jahjaga dhe me mbështetje të UN Kosovo Team organizojnë një konferencë me qëllim të nisjes së diskutimit publik mbi dhunën seksuale si armë e konfliktit. 

Synimi është dërgimi i një sinjali të qartë që shfrytëzimi i dhunës seksuale si “armë konflikti” duhet të çrrënjoset një herë e përgjithmonë.

Pjesëmarrës do të jenë: Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt,  Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairí O’Connell, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philipp Kosnett  dhe Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e KB-ve.

Në konferencë do të prezantohen edhe mesazhe të fitueses së Çmimit Nobel, Nadia Murad, Përfaqësueses Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm për Dhunën Seksuale në Konflikte, Pramila Patten dhe Lordit Ahmad of Wimbledon, Përfaqësues Special i Kryeministrit britanik për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte.

Kjo konferencë të mbijetuarve do t’ju shërbejë si një platformë për të ndarë përvojat e tyre dhe për të bashkëmbështetur një “Deklaratë të Prishtinës” si rezultat i konferencës që synon ta ngris perspektivën e të mbijetuarve në nivel global.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat