SHBA kërkon ndalimin e provokimeve të dy anshme: Këtë vit arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

Aktuale

SHBA kërkon ndalimin e provokimeve të dy anshme: Këtë vit arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

Nga: F.B. Më: 8 mars 2019 Në ora: 09:04
Nënsekretari amerikan në Departamentin e Shtetit Dejvid Hejl gjatë takimit me Vuçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pranuar sot njeriun e tretë në Departamentin amerikan të shtetit nënsekretarin për çështje politike Dejvid Hejl, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Nënsekretari amerikan në Departamentin e Shtetit Dejvid Hejl sot në takim me presidentin e Serbisë Vuçiq ka kërkuar heqjen e taksës së Prishtinës ndaj mallrave serbe, por edhe ndalimin e provokimeve të dyanshme dhe vazhdimin e dialogut, ka kumtuar ambasada e ShBA-ve në Beograd

"ShBA ftojnë Prishtinën në heqjen e taksës, ndalimin e provokimeve të dyanshme dhe vazhdimin e dialogut. Nënsekretari Hejl në bisedë me presidentin ka nënvizuar se ShBA vlerësojnë partneritetin me Serbinë dhe dëshirojnë të ndërtojnë raporte edhe më të forta”, shkruhet në kumtesë nga takimi i sotshëm.

Hejl në prag të vizitës në Beograd ka thënë se ka gjasa që sivjet të arrihet një marrëveshje në mes të Beogradit dhe Prishtinës, por ShBA nuk do të jep recetën e zgjidhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat