Palmer: Kosova t’i heqë taksat dhe të nisë dialogu për njohje të ndërsjellë

Aktuale

Palmer: Kosova t’i heqë taksat dhe të nisë dialogu për njohje të ndërsjellë

Më: 8 mars 2019 Në ora: 09:37
Matthew Palmer

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit të shtetit të ShBA-ve Matthew Palmer ka përsëritur mbrëmë se ShBA-të do të dëshironin që Kosova t’i heqë taksat, në mënyrë që dialogu me Beogradin të niset përsëri.

“Madje edhe suspendimi i përkohshëm do të mundësonte nisjen e dialogut (…). Ftojmë Kosovën t’i suspendojë ato dogana dhe të mundësojë kthimin në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, u ka thënë Palmer gazetarëve në Zagreb ku ka mbajtur një ligjërëatë, transmeton Hina.

Ai ka thënë se ShBA-të mbështesin normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Brogradit e Prishtinës dhe arritjen e marrëveshjes së përhershme e cila, siç ka thënë, në thelbin e saj do të thotë njohej e ndërsjellë.

Palmer ka shtuar se “është plotësisht e mundur” që një marrëveshje e tillë të përfshojë, siç ka thënë, “përshtatjen” e kufirit ndërmjet Serbisë e Kosovës.

“Marrëveshjen të dy palët duhet ta arrijnë vetë, ajo duhet të jetë e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Në thel të saj, për ne, kjo do të thotë njohje e ndërsjellë”, u ka thënë gazetarëve Palmer.

Sipas fjalëve të tij, nga Beogradi pritet “njohja dhe pranimi i Kosovës si shtet sovran e i pavarur”, ndërsa Kosova duhet ta njohë Serbinë si fqinj të saj.

Ka hapësirë, ka vlerësuar Palmer, që palet të negociojnë një marrëveshje e cila do të jetë e pranueshme për publikun edhe në njërin vend, edhe në tjetrin.

“Dëshirojmë të shohim që plaët po arrinë marrëveshje, dëshirojmë të na e sjellin dhe ta shikojmë mirë. Po të ketë farë dilemash rreth marrëveshjes në do ta bëjmë këtë me dije dhe për këtë do të punojmë me palët e përfshira dhe ta formësojmë në diçka që ShBA-të mund ta përqafojnë e ta konfirmojnë”, ka thënë Palmer.

Palmer ka tërhequr vërejtjen se kontesti mes dy pakësh është burim i mostabilitetit në regjion, deri sa normalizimi i marrëdhënieve Serbinë e Kosovën do ta ofronte kah integrimet evropiane.

Ai ka sqaruar se marrëeshja ndërmjet dy palëve duhet të jetë “multivariabil” dhe të përmbajë komponentën politike, të sigurisë, atë të ekonomise e tregtisë dhe të kulturës.

Palmer ka thënë se ShBA-të “nuk janë palë në bisedime”, por i mbështesin palët që të arrijnë marrëveshjen e pranueshme për publikun në Serbi e Kosovë.

“Bisedimet duhet të fillojnë urgjentisht për të arritur marrëveshjen e cila do të jetë e pranueshme për të dy palet dhe do të përfshinte normalizimin e tërësishëm të marëdhënieve”, ka thënë Palmer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat