Janjic: Prishtina një hap para Beogradit

Aktuale

Janjic: Prishtina një hap para Beogradit

Më: 8 mars 2019 Në ora: 09:39
Dusan Janjoc

Kryetari i Këshillit drejtues të Forumit për marrëdhënie etnike të Serbisë, Dusan Janjoc ka thënë se me miratimin e Platformës dhe formimit të ekipit politik Prishtina është një hap para Beogradit dhe ka shtuar se pushteti serb duhet të pyetet pse edhe ata nuk e kanë miratuar një dokument të tillë.

“Prishtina tash ka arritur përparësi të dukshme ndaj Beogradit shikuar me sytë e Brukselit e Uashingtoni. Miratimi e Platformës ka qenë një prej punëve për të cilat Prishtina ka marrë obligim në Bruksel. Ajo tash ka platformën e saj politike e cila është miratuar në Parleament, të cilës i ka paraprirë procedura e konsultimeve dhe të cilës vetëm dy parti opozitare nuk i kanë dhënë mbështetje. Për fat të keq, Beogradi nuk e ka këtë”, i ka thënë Janjic agjencisë Beta.

Sipas tij, Platforma ka anët e saja të mira dhe të këqija. Si të mirë e ka konsideruar faktin se ajo e definon kornizën dhe procedurën e raportimit, gjë që deri më tash nuk ka qenë rast, sepse dialogu në Bruksel është zhvilluar kashtë zyve të publikut.

Janjic mendon se anë e keqe e saj ësvëhtë se “vë caqe maksimaliste” të Prishtinës.

“Platforma parasheh njohjen e plotë të Kosovës nga ana e Serbisë dhe njohjen e ndërsjellë, status quonë territoriale, këto janë kërkesa maksimaliste të cilat mund të pengojnë dialogun:, ka thënë Janjic.

Më tej ai ka thënë se nuk e kupton pse Marko Djuric brengoset, sepse “është vështirë të pritet që caqet e tilla maksimaliste mund të realizohen, aty ekziston Serbia me interesat e saj, por edhe interesat e fuqive të mëdha”.

Ai e ka konsideruar “dobësi” edhe përcaktimin se Kosova do të shkojë drejt NATO-s, çështje e cila, sipas tij, do të duhej të jetë “pjesë e marrëveshjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat