A ka luhatur Tuzi raportin e pushtetit me shqiptarët në Malin e Zi?

Aktuale

A ka luhatur Tuzi raportin e pushtetit me shqiptarët në Malin e Zi?

Nga: F.B. Më: 8 mars 2019 Në ora: 09:43
Mbishkrime shqipe në Kishën në Rumi

Ministri Mehmed Zenka vlerësoi se shpalosja e flamurit shqiptar dhe brohoritja UÇK është në harmoni me shtetin qytetar dhe vlerat kombëtare, shkruan “Politika” në shkrimin e korrespodentit të saj në Podgoricë, transmeton “Bota Sot”.

Me rastin e festimit të Forumit Shqiptar në zgjedhjet lokale në Tuz, nuk ndalen nga reagimet e opinionit.

Shpalosja masive e flamujve shqiptar gjatë ditës dhe pas mbylljes së votimeve, mund të kalonin pa u vërejt nga skena politike. Por flamujt e UÇK dhe brohoritja asaj organizate nuk ka mundur të heshtet.

Kjo është hera e parë e paraqitjes së këtij flamuri dhe simboleve tjera terroristike në Malin e Zi.

Që nga ndërhyrja e NATO-së dhe fillimi i ndarjes së Malit të Zi nga Serbia, tregjet dhe stendat janë përplot me simbole dhe zbukurime të UÇK dhe Adem Jasharit.

Ka pasur edhe vandal që kanë shkruajtur mbishkrime në Kishën në Rumi, me kuptimin se kjo maje ndërmjet liqenit me shikim nga Tivari dhe Shkodra është pronësi shqiptare. Nuk i ka penguar shtetit të Malit të Zi as fakti se në atë zonë dominojnë sinjalet e telefonisë mobile shqiptare. Përkundër asaj se shqiptarët janë të përcaktuar “ëndrrës shqiptare” si shkruan në urimin e Hashim Thaçit për fitoren në Tuz, që pushteti malazez ia dha kësaj bashkësie kombëtare që mezi arrin 7 për qind të popullatës.

Ndërkohë bashkësisë serbe në vendi janë marr të drejtat dhe dëshmimit të vazhdueshme të pushtetit se janë në anën e shqiptarëve të Kosovës. Kulmi është se në takimin e kryeministrit malazez Dushko Markoviq gjatë qëndrimit në Prishtinë ka thënë se njohja e Kosovës ishte vendim kundër vullnetit të 85% të banorëve të Malit të Zi.

Pas kësaj nuk është çudi se Mali i Zi angazhohet për pranim të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare përfshirë edhe UNESCO, që do thotë pranim i shtetit “të ri” në vendet si Deçani, Prizren , Pejë , që për malazezët ishin vende të shenjta.

Mënyra si është festuar fitorja në zgjedhje në Tuz me gjithë atë është teprim për pushtetin e Malit të Zi, që është deklaruar kundër kësaj. Por një nga ministrat, Mehmed Zenka, i ngarkuar me resorin e drejtave të njeriut dhe pakicave, ka thënë se nuk ka asgjë të diskutueshme në atë festim.

“Flamuri shqiptar është gjë normale, çështje  e partive shqiptare, në fund të fundit shqiptarë jemi. Çka keni pritur çfarë flamuj të përdoren? Pikërisht për atë se Mali I Zi është shtet qytetar dhe lejohet përdorimi i tij”, ka thënë Zenka.

Ai nuk sheh asgjë diskutueshme as në brohoritjet për UÇK, duke i cilësuar “vlera kombëtare.

“Thjesht janë zmadhuar vlerat shqiptare, asgjë tjetër. Ndonëse atë ditë kishte pak eufori, po nuk ishte asgjë që me fyer dike tjetër apo vlerat që kanë”, tha Zenka.

Ashtu nuk mendojnë edhe partitë jo parlamentare Alternativa Mali i Zi ka bërë akuzë ndaj Forumit dhe Nik Gjeloshajt për “tentim terrorizëm” dhe „ ftesë ndaj qytetarëve të pakicës shqiptare që të respektojnë ligjet dhe kushtetutën e Malit të Zi”, thuhet në kumtesën e Alternativës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat