Brnabiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Kosova na i bëri tri goditje

Aktuale

Brnabiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Kosova na i bëri tri goditje

Nga: F.B. Më: 8 mars 2019 Në ora: 10:16
Ana Brnabiq

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është mbajtur pas miratimit të platformës për dialog nga Prishtina, që ka vënë Serbinë në pozitën më të vështirë që nga 2011.

Në takim kanë marr pjesë kryeministrja Ana Brnabiq, shefi i BIA Bratislav Gashiç, nënkryetari i parë dhe shefi i diplomacisë Ivica Daçiq, ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviç, i mbrojtjes Aleksandar Vulin, kryeshefi i gjeneral-shtabit gjeneral-nënkolonel Milan Mojsiloviç, drejtori i Policisë Vladimir Rebiç etj., shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Kryeministrja Ana Brnabiq ka deklaruar pas takimit se “vendim i Prishtinës për dialogun ‘kundër mendjes së shënosh’.

"Miratimi i platformës për dialog është kundër mendjes së shëndosh. Reagimi ynë do të jetë i matur", ka thënë Brnabiq para gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit kombëtar të thirrur nga presidenti Vuçiq.

Ajo nënvizoi se "Prishtina nuk ka bërë asgjë nga dialogu i Brukselit".

"Kjo është shtylla kurrizore e marrëveshjes së Brukselit", ka thënë ajo duke shtuar se kjo ishte goditja e parë e Prishtinës.

"Goditja e dytë është vendimi për vendosjen e taksës, për shkak të reagimit të butë të vendeve perëndimore, ato arritën në qind për qind. Prishtina ka dhënë porosi të qartë BE-së dhe ShBA-ve se nuk do të heq taksën", ka deklaruar Brnabiq.

Goditja e tretë është miratimi i platformës së dialogut ka thënë kryeministrja Brnabiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat