Gratë të orientohen më shumë drejt shkencës dhe inovacionit

Aktuale

Gratë të orientohen më shumë drejt shkencës dhe inovacionit

Më: 8 mars 2019 Në ora: 10:23
Edi Gusia

(E plotësuar) - Në Ditën Ndërkombëtarë të Gruas Fondacioni IPKO, UN Women, UNICEF, UNKT, Agjencia për Barazi Gjinore dhe SIDA kanë organizuar punëtorinë “Vajzat në inovacion për ndryshim”, qëllimi i së cilës ishte vetëdijesimi i gruas që të jenë sa më aktive në shoqërinë kosovare.

Kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia tha se është koha që të ndërroi mendësia e shoqërisë sonë, me qëllim që gratë të orientohen më shumë drejtë shkencës dhe inovacionit.

Sipas saj edukimi cilësor krijon individë të lirë prandaj edukimi i grave duhet të shihet si parësor në shoqërinë tonë.

Gusia: Është koha të orientohemi për një mendësi të re në shoqërinë kosovare

"Është koha të orientohemi për një mendësi të  re në shoqërinë tonë duke ofruar më shumë hapësirë për vlera dhe mundësi të barabarta dhe duke përfshirë sa më shumë djem në procesin e edukimit për barazinë gjinore dhe duke promovuar tek vajzat të jenë garuese dhe avancimin e bazuar në vlera. Legjislacioni në Kosovë fatmirësisht është hapi bazë si kudo në botë që garanton të drejta të barabarta, por konkurrimi i bazuar në vlera dhe kualitete duke motivuar vajzat e reja të jenë më aktive dhe të marrin pjesë me një intensitet më të lartë në shkencë dhe procese zhvillimore të shoqërisë sonë është synimi jonë i përbashkët", ka theksuar Gusia.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj tha se Kosova po lëvizë shpejt drejt ndërrmarrësisë prandaj pavarësisht legjislacionit në fuqi gratë dhe vajzat në Kosovë duhet të jenë aktive sepse kështu ndërtohet e ardhmja e vendit.

Beqaj: Është koha e konkurrencës në botë përmes resurseve njerëzore

"Mesazhi im për juve sot është që Kosova është vend i cili është duke kaluar nëpër ndërrimin e mendësisë në forma të ndryshme drejt një ekonomie moderne, drejt një ekonomie digjitale ekonomi e cila në mënyrë substanciale do të ndryshojë të gjitha simptomat në raport me ndërkombëtar. Nuk është koha më e konkurrencës përmes resurseve materiale, por është koha e konkurrencës në botë përmes resurseve njerëzorë dhe si rrallë shtetet tona në botë Kosova ka këtë resurs. Inovacioni, ndërrmarrësia duhet të jenë instrument për ta mbajtur rininë në Kosovë", shtoi ai.

Koordinatorja e OKB-së për zhvillim në Kosovë, Ulrika Richardson tha se jo vetëm në Kosovë por edhe në botë duhet të punohet për më shumë barazi gjinore, pasi që në këtë aspekt ende bota është larg. Richardson theksoi se çdo e treta grua vazhdon në botë të pësoj dhunë, dhe se shumë pak prej tyre zotërojnë edhe prona të patundshme.

Richardson: Çdo e treta grua ka përjetuar dhunën

"Ka akoma shumë punë. Jemi shumë larg për të pasur një botë të barabartë. Jam e bindur që vajzat që janë në shkolla të trajtohen njëjtë me djemtë që janë në shkollë ka edhe çështje të tjera. Çdo e treta gra ka përjetuar dhunën, kemi hendek në pagesat, kemi çështjen e të drejtave pronësore kush është pronar i tokave dhe veturave i pasurive të patundshme.  Vendi prej nga unë vij,  Suedia edhe pse konsiderohet si shoqëri e avancuar megjithatë burrat atje posedojnë dyfishin e pasurisë së paluajtshme krahasuar me gratë dhe në Kosovë mendoj që ky numër do të jetë edhe më i madh", tha ajo.

Drejtoresha e Fondacionit IPKO, Abetare Gojani tha se progresi i grave është në rritje të vazhdueshme dhe se fuqizimi i gruas qon drejt fuqizimit të shtetit të Kosovës.

Ajo tha se përmes programeve të ndryshme kanë ndihmuar avancimin e gruas në Kosovë.

Gojani:  70 përqind e të punësuarve në fushën e teknologjisë janë femra

"Përmes programeve tona tradicionale projekti i fundit Kost -lift jemi shumë të lumtur që 70 për qind më fushën e teknologjisë janë vajza. Me punën që po e bëjmë që disa vite kemi arritur të ndihmojmë gratë dhe vajzat në gjithë shoqërinë tonë", u shpreh ajo.

Punëtoria ka vazhduar me panele të tjera punuese e Work shop ku pjesëmarrëse ishin të dyja gjinitë. 8 Marsi, Dita  Ndërkombëtar e Gruas për herë të parë u festua 108 vjet më parë. 

Gusia: Gratë dhe vajzat duhet t’i ndjekin ëndrrat e tyre për të ardhmen e vendit

Fondacioni IPKO, UN Women, UNICEF, UNKT, Agjencia për Barazi Gjinore dhe SIDA kanë organizuar punëtorinë “Vajzat në inovacion për ndryshim” me rastin e ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia tha se gratë dhe vajzat duhet t’i ndjekin ëndrrat e tyre sepse vetëm kështu mund të kontribuojnë në lirinë e gruas dhe të ardhmen e vendit.

"Është koha të orientohemi të krijojmë një mendësi të re në shoqërinë tonë legjislacioni në Kosovë garanton të drejta të barabarta por pjesëmarrja e barabartë nuk ndodh, është takim frymëzuar për ëndrrat tuaja dhe iu ftojmë ta përqafoni shkencën", tha ajo.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj tha se Ministria që ai e udhëheqë është kampione ku më shumë janë të punësuara gra sesa burra.

Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë tha se çdo ditë duhet të jetë e grave dhe burrave dhe duhet të punohet së bashku.  Sipas saj bota ende është larg në vijë të barabartë në  mes vajzave dhe burrave prandaj iu takon gjeneratave të reja të punojnë shumë për barazi.

 Drejtoresha e Fondacionit IPKO, Abetare Gojani tha se progresi i grave është në rritje të vazhdueshme dhe se të gjithë janë vetëdijshëm që fuqizimi i gruas është bërë fal avokimit të aktivisteve të shumtë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat