Kajtazi: Gratë të nën përfaqësuara në sektorin publik

Aktuale

Kajtazi: Gratë të nën përfaqësuara në sektorin publik

Më: 8 mars 2019 Në ora: 11:37
Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Lirie Kajtazi

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se pozita e gruas nuk është mjaftueshëm e kënaqshme në Kosovë dhe se vajzat dhe gratë mbesin të nën përfaqësuara në çdo nivel të sektorit publik.

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Lirie Kajtazi adresojë kritika të shumta për qeverinë Haradinaj, e cila më shumë po udhëheq për qëllime personale, e aspak për qytetarët.

Për të, kjo e dëshmon se qeveria po angazhohet më shumë për punësime familjare, siç ishte rasti në Telekom.

Sipas saj, ligji për paga ka shpërfaq pabarazinë sociale, pasi po thellohet më shumë varfëria dhe pabarazia Kosovë.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se sot janë bërë 29 vite që është formuar forumi i gruas në LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat