Vuçiq: Ka kohë që kam paralajmëruar Mogerinin, vendimi i GJND-së argumenti kryesor kundër sovranitetit të Serbisë

Aktuale

Vuçiq: Ka kohë që kam paralajmëruar Mogerinin, vendimi i GJND-së argumenti kryesor kundër sovranitetit të Serbisë

Nga: F.B. Më: 8 mars 2019 Në ora: 13:11
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandsr Vuçiq në Srem në kuadër të fushatës “Ardhmëria e Serbisë” ka thënë se “Serbia nuk do të pranoj shantazhet”, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Më pas ia ka shtuar se “ka kohë që kam paralajmëruar përfaqësuesen e lartë të BE-së Federika Mogerini dhe ekipin e saj se miratimi i kësaj platforme nuk le hapësirë për zgjidhje kompromisi dhe se ajo është kundër dialogut, posaçërisht në kokëfortësinë e Prishtinës për heqjen e taksave të pakuptimta dhe të dëmshme”, ka thënë Vuçiq

"Pas platformës së tyre me të cilën dëshmojnë se asnjëherë nuk e kanë dëshiruar dialogun, mund të them se do të ruajmë dhe besoj në ruajtjen e paqes. Nuk jemi frikësuar nga kërcënimet e tyre dhe kërcënimet e partnerëve të tyre nga anë të ndryshme. Përgjigja jonë do të jetë e fortë, serioze dhe e vendosur.  Do të ruajmë Serbinë dhe interesat serbe, mjaftë kemi luftuar dhe shikuar që mos të lëndojmë askënd", ka thënë Vuçiq.

Ai shtoi se në platformën e Prishtinës për vazhdim të dialogut në dy vende thirren në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2010, sipas të cilës është shpallur pavarësia e njëanshme e Kosovës se ajo nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

"Në pikat një dhe gjashtë ata thirren se në këtë vendim për të cilin janë përgjegjës pushtetet tona në vitin 2009 dhe 2010 dhe Gjilas, Tadiq e Jeremiç. Ata thirren dy herë në atë vendim që e përdorin si argument të vetëm në luftën kundër sovranitetit të Serbisë", ka thënë  Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat