U akuzua se ia mori 2 euro një qytetari, qe 4 vjet Gjykata s’po e zgjidh rastin e policit Behxhet Haziri

Aktuale

U akuzua se ia mori 2 euro një qytetari, qe 4 vjet Gjykata s’po e zgjidh rastin e policit Behxhet Haziri

Më: 8 mars 2019 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Behxhet Haziri, punoi si polic nga viti 2002 deri në vitin 2014. Po në atë vit, atë e larguan nga puna pasi u akuzua se ia ka marrë 2 euro një qytetari. Për marrjen e atyre parave, asnjëherë nuk u mor vendim, vetëm se Haziri mbeti papunë që katër vite. Ky ish-polic po pret vendimin e Gjykatës, e cila, duket se as nuk po merret me këtë çështje

I papunë që nga viti 2014, pasi u denoncua nga një qytetar se ia ka marrë 2 euro, ka bërë ankesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës para katër viteve dhe që nga atëherë po e pret vendimin e tyre.

Mirëpo, kanë kaluar katër vjet që kur Behxhet Haziri ka bërë ankesë në Gjykatë, për t’u evidentuar se e kanë larguar nga puna pa asnjë fakt, pas sipas tij, nuk ka pasur fakte se ai ia ka marrë qytetarit 2 euro. Që katër vite, asnjë vendim, asnjë njoftim dhe asnjë thirrje nuk ia ka bërë Gjykata Behxhet Hazirit.

Nga një polic që ka qenë në divizionin e sigurimit të objekteve qeveritare në Prishtinë, tash i papunë, ka folur dhe ka treguar se ka kërkuar disa herë nga Gjykata që ta dijë se çka po ndodhë me rastin e tij, por ata gjithmonë ia kanë dhënë një përgjigje “lënda është në proces”.

“Më kanë largu nga puna në tetor të vitit 2014. Arsyeja ka qenë që një qytetar është anku se gjoja ia kam kërku 2 euro. Kam bërë ankesë në Gjykatë diku më 15 tetor 2014 dhe që nga atëherë nuk më ka ardhë asnjë njoftim dhe asnjë shkresë nga Gjykata”, tha Haziri.

Media ka kërkuar përgjigje nga gjykata për këtë rast, por ende nuk është kthyer përgjigje.

Vendimi për largimin e Behxhet Hazirit nga puna është marrë pa ndonjë provë materiale, por vetëm duke u bazuar në deklaratën e personit që e kishte akuzuar atë për marrjen e dy eurove. Kështu të paktën tha Haziri.

“Sipas policisë, ajo lënda ka marrë fund për ta, dhe po e presin vendimin e gjykatës, por vendimin e gjykatës po e pres që katër vjet edhe unë”, ka thënë Haziri.

Gjatë këtyre katër viteve, ai ka shkuar në gjykatë për të parë se çka ka ndodhur më lëndën e tij, por tha se mori vetëm një përgjigje: “lënda është në proces”.

Para katër viteve, pas largimit nga puna, ai ishte kishte dorëzuar një ankesë në Komisionin për Ankesa, mirëpo nga ta mori përgjigje negative.

"Paneli i Komisionit për Ankesa vlerësoi vendimin e atakuar dhe pretendimet ankimore të ankuesit, me çka gjeti se: Ankesa është e pabazuar", ishte përgjigjja e Komisioni për Ankesa dhe Shpërblime, që media e ka publikuar para 4 viteve.

Atëherë, Komisioni për Ankesa dhe Shpërblime i kishte marr si të vërteta deklaratat e Astrit Mehmetit i cili në akuzën e tij kishte thënë se Polici Behxhet Haziri përderisa ishte në automjetin e tij, i kishte kërkuar të holla të cilat ai ia kishte dhënë, gjë që sipas policit Behxhet Haziri nuk ka ndodhur dhe kjo mund të jetë vetëm një gjë e montuar.

Sipas policit Haziri, denoncuesi nuk kishte përmendur nëse të hollat i ishin marrë në forme huaje, nën kërcënim, apo në formë mitos.

Ish-polici Haziri pati thënë se denoncuesi i rastit nuk kishte paraqitur asnjë provë, e gjithashtu policët të cilët e shoqëruan në polici as nuk e kontrolluan nëse kishte para për të cilat akuzohej se i kishte marrë, por pavarësisht kësaj ai sot është i papunë./Express

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat