Serbia është vënë në rrugë pa krye, Vuçiq: Nuk kemi më ku të shkojmë

Aktuale

Serbia është vënë në rrugë pa krye, Vuçiq: Nuk kemi më ku të shkojmë

Nga: F. B. Më: 8 mars 2019 Në ora: 15:24
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë për Tv Prva, transmeton “Bota Sot” se “Serbia është vënë në rrugë pa krye dhe është në pozitë të rëndë”.

Ai këtë e deklaroi në koment të platformës së Prishtinës dhe pas takimit të mbajtur sot me nënsekretarin amerikan të Departamentit të Shtetit Hale.

“Unë kam thënë, njerëz nuk mund të thoni se nuk do përmbushni asgjë nga marrëveshja e Brukselit, nuk ka bashkësi të komunave serbe, ndërsa ju nuk di kush jeni dhe thoni do vendoset taksa 100 për qind, shkelim marrëveshjen e CEFTA-së, shkelim marrëveshjen e Stabilizim Asocimit ...pastaj thonë ndoshta do të kthehen të bëhen heronj, ndërsa ju duhet diçka të re të përmbushni. Kam thënë kthejeni ju atë pastaj të shohim çfarë dëme na keni bërë dhe si do përgjigjeni për atë “, ka thënë Vuçiq.

Si theksoi ai, më vend të kësaj, Prishtina ka miratuar “ platformën më të keqe” që është platformë kundër dialogut.

“Nuk ka problem, ne jemi vënë në rrugë pa krye, kemi pozitën shumë të rëndë. Ne përherë kemi qenë për dialog, nuk kemi ndërmarr masa reciprociteti, por më nuk kemi ku të shkojmë. Jemi këtu ku jemi, do të ruajmë edhe mbrojmë vendin tonë. Qëndrimi i Serbisë do të jetë i përgjegjshëm dhe i fortë. Nuk kam marr asnjëherë vendime brenda natës, si të ju jetë dukur, si emotiv apo nëpër duar. Tek unë edhe pse ashtu duket, nuk është rast. Nuk është problem, do të presim 10 apo 15 ditë, por vendimet tona do të jenë në harmoni me interesat e Serbisë“, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat