Ja sa është kërkuar që të dënohet shoferi që shkaktoi tragjedinë në Gjilan

Aktuale

Ja sa është kërkuar që të dënohet shoferi që shkaktoi tragjedinë në Gjilan

Më: 8 mars 2019 Në ora: 16:35
Ja sa është kërkuar që të dënohet shoferi që shkaktoi tragjedinë në Gjilan

Prokuroria e Gjilanit ka kërkuar nga Gjykata Themelore t’i vendosë një muaj paraburgim shoferit të kamionit që dje e shkaktoi aksidentin në Gjilan.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë, Liridon Kozmaqi.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme u shkaktua një aksident i rëndë nga një kamion transportues, i cili ishte në shpejtësi të madhe dhe kishte goditur gjithçka para vetes, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe lëndimin e mbi 27 personave tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat