Brnabiç thotë se kanë linja të kuqe që nuk do të i kalojnë: Liderët e Prishtinës pengojnë arritjen e marrëveshjes për Kosovën

Aktuale

Brnabiç thotë se kanë linja të kuqe që nuk do të i kalojnë: Liderët e Prishtinës pengojnë arritjen e marrëveshjes për Kosovën

Nga: F.B. Më: 8 mars 2019 Në ora: 16:48
Ana Brnabiç k

Kryetarja e Qeverisë së Serbisë Ana Brnabiç ka nënvizuar në takim me nënsekretarin amerikan për çështje politike të Departamentit të Shtetit Dejvid Hejl se “platforma e miratuar e Prishtinës është një tjetër hap në serinë e hapave që ka ndërmarr Prishtina, që padyshim tregon se liderët e atjeshëm politikë po bëjnë çdo gjë që të pengojnë arritjen e marrëveshjes mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Mos përmbushja e marrëveshjes së Brukselit, vendosja e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, formimi i Ushtrisë së Kosovës dhe miratimi i platformës janë hapa që kanë të njëjtin qëllim , a ky është ndërprerja e dialogut dhe radikalizmi i raporteve”, tha Brnabiç.

Ajo ka shtuar se Beogradi me politikë përgjegjëse ka dëshmuar se është fuqishëm e përkushtuar se dialogu është instrumenti i vetëm i arritjes së zgjidhjes së kompromisit dhe normalizimit afatgjatë të raporteve mes serbëve dhe  shqiptarëve” thuhet në kumtesën e Qeverisë.

“Ne jemi të përcaktuar për paqe dhe dialog por Prishtina dhe të gjithë partnerët tanë duhet ta kenë të qartë se ka vija të kuqe, të cilat nuk do të i kalojmë kurrë” , duke shtuar se “sjellja racionale e Beogradit nuk duhet kuptuar si dobësi por përkushtim për gjetjen e kompromisit”.

Si thuhet në kumtesë, zyrtari amerikan ka përcjell qëndrimin se ShBA do të vazhdoj të insistoj në heqjen e taksës që ka vendos Prishtina ndaj mallrave serbe, ashtu që të hapet rruga për dialog dhe normalizim të raporteve.

Ai falënderoi Beogradin që nuk ka ndërmarr masa reciprociteti, duke shpreh shpresën e ShBA-ve se do gjendet zgjidhja mes serbëve dhe shqiptarëve ashtu që do krijohet stabiliteti dhe zhvillim ekonomik i regjionit. Një marrëveshje e tillë duhet të jetë e pranueshme edhe për Prishtinën edhe për Beogradin.

Brnabiç ka falënderuar zyrtarin amerikan për mbështetjen, duke theksuar se Serbia dëshiron avancimin e raporteve me ShBA në të gjitha nivelet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat