I jepet lamtumira e fundit Qerim Çoçajt – marrin pjesë edhe familjarët e shoferit të kamionit - Bota Sot
I jepet lamtumira e fundit Qerim Çoçajt – marrin pjesë edhe familjarët e shoferit të kamionit

Aktuale

I jepet lamtumira e fundit Qerim Çoçajt – marrin pjesë edhe familjarët e shoferit të kamionit

Më: 8 mars 2019 Në ora: 17:59
Foto ilustruese

Sot rreth orës 17:00, i është dhënë lamtumira e fundit afaristit Qerim Çoçaj i cili ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga kamioni në Gjilan.

Gazetarja Mejreme Gashi në lidhje direkte për emisionin Info Magazine ka bërë të ditur se në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë edhe familjarët e drejtuesit të kamionit.

Kjo pasi familjarët e shoferit ishin ftuar nga i biri i viktimës, Leutrim Çoçaj.

“Këtu janë familjarët të cilët po i përcjellin qytetarët që kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Qerim Çoçajt”.

“Pos qytetarëve, pjesë ka marrë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri”.

“Këtu kanë ardhur edhe familjarët e shoferit që shkaktoi aksidentin. Ata kanë qëndruar edhe në të pame, me ftesën e djalit të të ndjerit Leutrimit”.

“Familjarët e vozitësit kanë thënë se gjithçka ka qenë aksidentale dhe se ndihen shumë keq për atë që ka ndodhur”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...