Valdete Idrizi për barazinë gjinore: Ka përmirësime, por janë të ngadalshme

Aktuale

Valdete Idrizi për barazinë gjinore: Ka përmirësime, por janë të ngadalshme

Më: 8 mars 2019 Në ora: 18:49
Valdete Idrizi

Ajo këtë komente i bëri në emisionin Info Magazine duke shtuar se për të bërë ndryshime në shoqëri, vendi i duhur janë partitë politike sepse aty mund të bëhen ndryshimet.

“Si grua që jetoj në Kosovë, unë nuk mund t’ia lejoj vetës luksin për ta festuar ditën e 8 Marsit. Kjo për shkak se kemi edhe shumë për të bërë”.

“Në mes substancës dhe sensacionit, mendoj se ka diçka në mes. Kujtoj se para disa vitesh është protestuar për raste të shumta”.

“Kam thënë shpesh herë që nëse duam demokraci, atëherë duhet shkuar tek partitë politike”.

“Aty është duke u punuar shumë në këtë drejtim mirëpo dua ta theksoj se nuk është e lehtë”.

“Tani kjo është protesta ime dhe lufta të cilën e bëj. Unë mendoj se kjo luftë duhet të vazhdojë sepse nuk është e mjaftueshme. Në Kosovë duhet një gjë e tillë”.

“Tek ne nuk ka asnjë grua kryetare, ndërsa në anën tjetër kemi gra shumë të zonja”.

“Në këtë shoqëri ndryshimet po ndodhin shumë ngadalë. Mirëpo ekziston një përmirësim dhe ne nuk guxojmë t’i dekurajojmë njerëzit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat