Kajtazi: Koalicionit PAN po i mjafton matematika e votave që po i çon në ‘qorr sokak’

Aktuale

Kajtazi: Koalicionit PAN po i mjafton matematika e votave që po i çon në ‘qorr sokak’

Më: 8 mars 2019 Në ora: 19:11
Lirije Kajtazi

Kryetarja e Forumit të Gruas nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lirije Kajtazi, ka folur për miratimin e platformës së dialogut dhe gruan në vendimmarrje.

Kajtazi, në Express Intervistën, tha se platforma e dialogut mori ‘deformë’ kur u miratua dje në Kuvend.

“Kjo platformë ishte e panevojshme, ne si opozitë dje dolëm nga seanca kur e pamë se ishin numrat që vendosën mbi arsyen. Por, s’do të ndalemi këtu. Platformën do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, do të mësohet edhe arsyeja pse dolëm nga seanca dhe pse kjo platformë s’është e duhur dhe kundërkushtetuese”, tha ajo.

Kajtazi, tha gjithashtu se duhet lëvizur vëmendshëm pasi thotë se edhe shenjat që po jep SHBA-ja janë të rëndësishme për vendin, pasi po rrezikohen raportet.

Ajo, gjithashtu tha se po vërehet që kjo ishte “marrëveshje e koalicionit PAN, që ka kërkuar Thaçi që kryeministri Haradinaj t’i lëshoj rrugë atij".

“Atyre po u mjafton matematika e votave dhe kjo po i çon në qorr sokak”, tha ajo.

Kajtazi, nga LDK-ja, tha se vrasja e demokracisë, është rreziku që sot gjendet në Kosovë.

Përmendi edhe punësimet familjare që po ndodhin në institucione. Përmendi edhe të fundit në Telekom, ku Osman Ejupi, punësoi katër fëmijët e tij.

Duke folur përsëri për platformën e dialogut, Kajtazi tha se Ekipi negociator, është vetëm shoqërues të Thaçit deri në Bruksel, “por mos të besojnë që do të kenë shansin të ulen e lëre më të bisedojnë”.

“Ky Ekip është bërë për unionin e numrave të tyre, por dëmi është vetëm te Kosova. Duhet të frikësohet edhe ajo Ekip edhe gjithë vendi për atë që ka lansuar presidenti Thaçi”, tha ajo.

Sipas Kajtazit, kur foli për gruan në vendimmarrje nëpër institucione, kjo krejt vie si pasojë e të kaluarës.

“S’mund t’i ikim kontekstit kulturor e historik. Tani pretendojmë të jemi ndryshe, kam ndikuar që në Ligjin për barazi gjinore, të përfillet përfaqësimi 50/50”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat