Haradinaj tregon përse nuk i pëlqen 8 Marsi

Aktuale

Haradinaj tregon përse nuk i pëlqen 8 Marsi

Më: 8 mars 2019 Në ora: 19:16
Ramush Haradinaj

Teksa ka folur në një tubim me qytetarët në Suharekë, kreu i AAK-së ka kujtuar përshëndetjen me ish-presidentin Ibrahim Rugova.

“Këtë ditë e kam edhe një hidhërim. Kur kam shkue në Hagë e jam përshëndet me presidentin Rugova. Pata dhanë dorëheqje nga posti i kryeministrit”, ka thënë Haradinaj.

Megjithatë sipas tij, 14 vjet më pas, pikërisht në këtë datë ka ndodhur diçka shumë e mirë. Trepça është regjistruar si pronë e Republikës së Kosovës.

“E në këtë ditë është regjistruar Trepça si pronë e Republikës së Kosovës. E drejta e popullit dhe e Zotit është e garantuar. Pra na njerëzit e këtij vendi duhet me i qëndru besnik të drejtës tonë, sepse nuk jemi kundër kërkujtë”, ka shtuar ai.

Kreu i ekzekutivit, ka thënë se Kosova nuk është kundër miqve e fqinjëve.

“Nuk ka mundësi me qenë kundër kojshive, kundër miqve, kundër kërkujt. Ai popull që i qëndron besnik të drejtës vet, nuk mundet me qenë i keq për të tjerët”, ka thënë ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat