Krasniqi: Taksa mund të hiqet, por a ka qoftë një garanci të vetme se mund të arrihet një marrëveshje

Aktuale

Krasniqi: Taksa mund të hiqet, por a ka qoftë një garanci të vetme se mund të arrihet një marrëveshje

Nga: Z.B Më: 8 mars 2019 Në ora: 21:07
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate dhe ish – kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ka thënë se taksa mund të hiqer se shenja pozitive sot paska dhënë edhe Ramushi, mund edhe të pezullohet a eliminohet krejtësisht. Por, a ka, qoftë edhe një garanci të vetme se mund të arrihet një marrëveshje sipas së cilës do të normalizohen marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Bota sot”.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, dy Kryeministra të Kosovës, tani njëri edhe President e hapen rinegocimin e Pavarësisë së shtetit të arritur në koordinim me OKB-në, BE-në e SHBA-në dhe pas vlerësimit pozitiv për pavarësinë nga GJND-ja në korrik të vitit 2010! Populli ynë kësaj do t’i thoshte: “Mos ia jep budallait shtagën se ai ta mëshon”.

Postimi i plotë:

MIRË - VAZHDONI TË LODHENI KOT

Taksa mund të hiqet se shenja pozitive sot paska dhënë edhe Ramushi, mund edhe të pezullohet a eliminohet krejtësisht! Por, a ka, qoftë edhe një garanci të vetme se mund të arrihet një marrëveshje sipas së cilës do të normalizohen marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë? Kur dihet si në dritën e diellit se politikanët e Serbisë nuk e kanë pasur në 20 vjetet e fundit as gatishmërinë më të vogël për të bërë një kërkim falje për gjenocidin e përsëritur gjatë shekullit të shkuar në Kosovë më se njëherë?

Unë thjesht ketë se besoj! Ketë e kanë treguar veç Rambujesë e Vjenës edhe Bisedimet 8/9 vjeçare të Brukselit! Gjatë se cilës kohë jo vetëm që nuk janë përafruar Kosova më Serbinë, por disa herë kanë ardhur buzë konfliktit “gjelat” e Serbisë me këta tanët që shkonin me duar në xhepa, jo më pak se dy Kryeministra! Dy Kryeministra të Kosovës, tani njëri edhe President e hapen rinegocimin e Pavarësisë së shtetit të arritur në koordinim me OKB-në, BE-në e SHBA-në dhe pas vlerësimit pozitiv për pavarësinë nga GJND-ja në korrik të vitit 2010! Populli ynë kësaj do t’i thoshte: “Mos ia jep budallait shtagën se ai ta mëshon”.

Po, provojeni, provojeni jo vetëm 120 a 150 ditë siç po thuhet apo në dashi merrni edhe 365 ditë, por me nxënësit e katranosur me ideologjinë mitomaniste serbe, për të bërë marrëveshje Kosova me Serbinë e keni më se të kotë, por provojeni kotësinë e provuar!

Një gjë duhet ta dini: Gjuha që kanë zgjedhur per të biseduar vendor e ndërkombëtar, europianë e amerikanë, nuk është gjuha që e kuptojnë bashkëpunëtorët e Millosheviqit!

Por, le ta provojnë, jo vetëm një herë, por edhe shumë herë në njohje e normalizim të marrëdhënieve Kosovë - Serbi në kufijtë ekzistues! Normalizimi i marrëdhënieve është një punë e mirë për gjithë Ilirikun, por kur kam parasysh veset e deritashëm të këtyre njerëzve që “biseduan” me vesh të dyllosur, shpresa ka pak! E kam fjalën për njerëzit që ketë punë, që 7/8 vjet e kanë bërë “lesh arapi”.

Marrëveshje me këta Presidentë vështirë që do të ketë. Europë e Amerikë, lodheni kot! Megjithatë unë nuk besoj në mrekulli, por provojeni! Ndoshta qielli për të plotësuar dëshira hapet si në Natën e Katragjeqave kësaj radhe?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat