Hoti-Haradinajt: Pse s’po i bind amerikanët me ta lëshu vizën, meqë po thua që taksa s’i dëmton raportet me ta - Bota Sot
Hoti-Haradinajt: Pse s’po i bind amerikanët me ta lëshu vizën, meqë po thua që taksa s’i dëmton raportet me ta

Aktuale

Hoti-Haradinajt: Pse s’po i bind amerikanët me ta lëshu vizën, meqë po thua që taksa s’i dëmton raportet me ta

Më: 8 mars 2019 Në ora: 22:44
Haradinaj dhe Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti mendon se kryeministri Ramush Haradinaj po rrezikon raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si asnjëherë më parë.

Në një intervistë në Rtv 21, Hoti ka thënë se Haradinaj e ka gabim nëse mendon se këmbëngulësia e tij për taksën nuk i dëmton raportet me SHBA.

Madje, Hoti ia përmend Haradinajt se si nuk kishte arritur të merrte vizë amerikane, pikërisht si masë sanksionuese nga SHBA’JA për taksën.

“Nëse Haradinaj mendon që taksa nuk i dëmton raportet me SHBA’në, atëherë le t’i bind ata me i lëshu vizë”, ka thënë Hoti.

Ndërkohë, tashmë janë bërë disa muaj që kur Amerika po kërkon nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë vendimin për taksën, për shkak të dialogut.

Pala serbe ka insistuar se nuk do të ulën në tryezën e dialogut, pa u hequr taksa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...