Haziri: Serbia po dëshiron t’i sakatojë kufijtë e Kosovës

Aktuale

Haziri: Serbia po dëshiron t’i sakatojë kufijtë e Kosovës

Më: 8 mars 2019 Në ora: 22:44
Lutfi Haziri

“Në asnjë mënyrë unë nuk pranoj që shkëmbimi i territoreve është zgjidhje. Por, marrja e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në parimin e kufijve komunalë dhe parimin që Kosova disa fshatra të Leposaviqit dhe të Zubin Potokut t’ia kthejë Serbisë është zgjidhja më e drejtë që mund të realizohet”.

Ai madje ka treguar se Serbia po synon që ndarjen e Kosovës ta bëjë nëpërmes lumenjve e jo në vargmale.

“Në të dy rrethanat Serbia po lufton që ta faktojë aspiratën e tyre që kufiri i tyre të jetë në lumenj e jo në vargmale apo në Moravë të Preshevës ajo që quhet ‘Valley’ ose Lugina që po quhet sot, sepse është term më i madh gjeografik sesa Lugina. Pjesa e Medvegjës për shembull është në kufij me pjesën e Prishtinës dhe pjesërisht Kamenicës dhe të Llapit. Janë vargmalet e Gollakut. Është terriotrialisht e ndarë prej Bujanocit, por nëse arrijmë ta faktojmë në parime që eventualisht rregullohen nesër kufijtë, këto parime janë të pandryshueshme atëherë mund të vije një zgjidhje racionale dhe e pranueshme për të dy palët. Në të kundërtën, aspirata me zbrit në Lumin Ibër dhe në Moravë të Gjilanit, si tendencë të cilën Serbia sot e ka, është e pa papranueshme dhe e ‘sakaton’ Republikën e Kosovës në funksionin e saj, në thelbin e saj”, ka shtuar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat