Shpend Ahmeti ka një porosi për Vuçiqin rreth dialogut

Aktuale

Shpend Ahmeti ka një porosi për Vuçiqin rreth dialogut

Më: 8 mars 2019 Në ora: 22:57
Shpend Ahmeti

Kryetar i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti ka thënë se Kosova ka një platformë të dialogut me Serbinë dhe beson që ky proces mund të mbyllet shumë shpejt.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Ahmeti ka dhënë një porosi edhe për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kosova ka një Delegacion dhe një Platformë për Dialogun me Serbin. Ne besojmë fuqishëm se procesi mund të vijë afër; jo me rituale që sjellin fantazmat e së shkuarës. Duke i rikujtuar presidentit Vuçiq se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe respektimi i ndërsjellë janë mënyra e vetme përpara”, ka shkruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat