Deputeti i LDK-së: Vizita e zyrtarit të lartë amerikan disiplinon Qeverinë e Haradinajt

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Vizita e zyrtarit të lartë amerikan disiplinon Qeverinë e Haradinajt

Më: 8 mars 2019 Në ora: 23:45
Qeveria Haradinaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se vizita e delegacionit të lartë të SHBA’së do ta disiplinoj qeverinë e Kosovës.

Gashi ka thënë se Amerika do t’i disiplinojë udhëheqësit e qeverisë edhe nëse ata nuk duan.

“Vizita e delegacionit të lartë të SHBA’së do ta disiplinoj qeverinë. Amerika ka mekanizmat dhe duan që t’i disiplinojë këta që janë në pushtet, edhe nëse nuk duan ata”.

Më tutje Gashi ka thënë se kryeministri i vendit Ramush Haradinaj e di që nëse e humb pushtetin kurrë më nuk do të arrij që të kthehet.

“Haradinaj e di që nëse e largojnë nga pozita e kryeministrit, kurrë më nuk do të vijë në krye të qeverisë, andaj ai është i interesuar ta mbaj pushtetin dhe t’i bind ndërkombëtarët që po reflekton. Dëshmia më e mirë për këtë është insistimi i tij për kalimin e improvizuar të platformës”, ka thënë Gashi në T7.

Sipas Gashit e mira e gjithë kësaj është se Amerika po na sheh si mik ndryshe nga kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat