Liderët në rezidencën e SHBA-së, Kadri Veseli nuk flet pas takimit

Aktuale

Liderët në rezidencën e SHBA-së, Kadri Veseli nuk flet pas takimit

Më: 9 mars 2019 Në ora: 09:50
Takimi po të mbahet në Rezidencën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

(E plotësuar) - Liderët e institucioneve, presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj si dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kanë përfunduar takimin me zyrtarin e lartë amerikan, David Hade.

Pas këtij takimi, të zhvilluar në Rezidencën e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, liderët janë mbledhur në njërin prej restoranteve të kryeqytetit.

Media ka pyetur Veselin rreth takimit me zyrtarin nga SHBA-ja, mirëpo i njëjti s’ka dashur të flas.  

***

Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale, ka arritur në Republikën e Kosovës, pas vizitës në Beograd.

Media mëson se zyrtari i lartë amerikan është duke zhvilluar një takim të përbashkët me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me Kryekuvendarin Kadri Veseli.

Takimi po të mbahet në Rezidencën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

I pranishëm në këtë takim është edhe shefi i diploacisë amerikane në Kosovë, Philip Kosnett.

Vlen të theksohet se në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se “më pas më 9 mars në Prishtinë, ai do të takojë udhëheqësit e lartë të Kosovës për të nënvizuar mundësinë historike për të arritur një marrëveshje të plotë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për të kërkuar masa për të arritur një zgjidhje”.

Ndryshe, në këtë takim temë kryesore do të jetë pezullimi i taksës ndaj produkteve serbe të vendosur nga Qeveria e Kosovës si dhe vazhdimi i dialogut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat