Pasi tentimit për vetëvrasje, kjo është gjendja e Burdushit

Aktuale

Pasi tentimit për vetëvrasje, kjo është gjendja e Burdushit

Më: 9 mars 2019 Në ora: 12:11
Burdushi

Zyrtarë të KMDLNJ, Qendra Rajonale në Prizren, të shtunën (09.03.2019), në ora 10.15 vizituan Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Qëllimi i vizitës ishte njohja me situatën më të re në këtë institucion, pas tentim vetëvrasjes së Hysri Peqanit –Burdushit me dt.25.02.2019.

Burdushi është intervistuar nga KMDLNJ, dhe sikurse herët tjera edhe me këtë rast ka thënë:’jam shumë mirënjohës për sjelljet dhe trajtimin tim në Qendrën e Paraburgimit nga ana e stafit të oficierëve dhe menaxhmentit në përgjithësi. Këta njerëz janë për t`u komplimentuar. S’kam asnjë vërejtje’, ka thënë ai.

Duke iu referuar rastit kritik, të dt.25.02.2019, kur edhe tentoi të vetë vritej, për KMDLNJ-në ka sqaruar:’Kam qenë me disa narkomanë në dhomë dhe nga ta të shumtën e kohës kam pasur presion psiqik, duke ditur problemet që mund të sjellin vartës të tillë. Ditën kritike, 25.02.2019 në ora 5.30 kam qenë shumë i shqetësuar dhe akumulimi i saj arriti kulmi, kur tentova të kryej aktin e vetëvrasjes. E kam lidhur një qarqaf në form litari dhe e kam varur në mbajtësen e televizorit, e më pas e kam vënë në qafë. Për fatin tim të mirë janë liruar mbajtëset e ramit të televizorit e bashkë me ta pas rreth 10 sekondash kam rënë në tokë, duke mos mundur ta kryej aktin e vetë varjes. Në moment janë zgjuar shokët e dhomës, ku A.S. më ka heq litarin dhe i kanë rënë derës, dhe menjëherë kanë ardhur oficierët që bashkë me stafin mjekësor më kanë dhënë ndihmën, për çka i falënderoj shumë. Pas kësaj kam patur të vjella dhe jam stabilizuar, pas marrjes së terapisë. Po ashtu, dua të theksoj se pas 30 minutash komplet stafi menagjerial ka ardhur në punë bashkë me drejtorin, duke u interesuar për gjendjen time. Jam trajtuar me barëra dhe jam stabilizuar. Jam vëzhguar për 24 orë rresht tërë kohën, duke pasur derën e qelisë të hapur, derisa kam kërkuar ndërkohë që të kaloj në një qeli i vetëm. Edhe për këtë rast, pas kërkesës sime, drejtori më ka mundësuar dhe të njëjtën ditë, kur kam bërë kërkesën, 06.03.2019 e ka aprovuar dhe tanimë ndjehem shumë më mirë dhe jam qetësuar sa i takon gjendjes shpirtërore’, ka thënë Burdushi.

Fare në fund ai ka një apel për organet e drejtësisë, që të ndihmojnë në vendosjen e një mase tjetër, arresti shtëpiak apo paraqitje në polici, ku ai do të ishte afër familjes, si dhe do të jetë përherë bashkëpunues me organet.

Ndërsa, sa i takon epilogut përfundimtar, Burdushi pohon:’jam tërësisht i pastër. Jam viktimë e politikës. Pres me padurim që të nis gjykimi, nga ku jam i bindur do të dal i pafajshëm’, ka thënë ai me optimizëm.

H.P. i njohur si Burdushi edhe pse i vetëm në qeli dhe me gjendje shumë të mirë, është edhe më tej në masën e vëzhgimit nga stafi i Qendrës së Paraburgimit në Prizren. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat