Pozitë e pasigurt e Haradinajt

Aktuale

Pozitë e pasigurt e Haradinajt

Më: 9 mars 2019 Në ora: 17:44
Haradinaj dhe Merkel

Berlini disa herë i ka bërë ftesë publikisht Qeverisë në Prishtinë që ta tërheqë taksën prej qind për qind në mallin nga Serbia e BeH-ja, por Gjermania, faktikisht, drejtpërdrejt po e mbështet kryeministrin Ramush Haradinaj, shkruan “Demostat”.

“Haradinaj e gjermanët… po insistojnë në ruajtjen e tërësisë së Kosovës, për dallim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë kontekst, kancelarja gjermane Angela Merkel ka porositur se nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan, me çka shkakton frikë se me korrigjimin e kufijve të Kosovës do të hapej kutia e Pandorës për pjesën tjetër të regjionit, përkatësisht se kësaj rruge do të niseshin edhe serbët e kroatët në BeH dhe shqiptarët në Maqedoninë Veriore”, citon portali një diplomat anonim.

Për dëshpërimin e Beogradit në Berlin flet, po ashtu, edhe porosia e kësaj jave e shefit të diplomacisë serbe Ivica Dacic. dacic u ka thënë gazetarëve se “disa shtet po luajnë lojë të dyfishtë rreth Kosovës”, me vërejtjen se “këto nuk janë Shtetet e Bashkuara”, shkruan “Demostat” dhe shton se diplomatët jën “unikë në vlerësimin” se me këtë rast po mendon në Gjermaninë.

Ndonëse e gëzon mbështetjen e Gjermanisë, pozita e Ramush Haradinajt në “timonin” e qeverisë së Kosovës konsiderohet “shumë jostabile dhe e pasigurt”, duke pasur parasysh se Amerika, e ckila është aleati më i rëndësishëm i Prishtinës në Perëndim, insiston në heqjen e taksës, gjë që këtë uikend gjatë qëndrimit në Kosovës e ka përsëritur edhe nënsekretari i ShBA-së për çështje politike David Hale”, vlerëson artikulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat